Flash

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Lapsi.al 24 November 2021
Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi:

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.

“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa birësimi”, tha Muzhaqi.

E pyetur lidhur me rastin e Mateos, djalit 8-vjeçar që u vra nga një 38-vjeçar në Fier, ministrja u shpreh:

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua. E para, ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.

Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë, është ndoshta jo momenti i duhur për të folur. Kjo nuk do të thotë se nuk po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj do të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Maksim...

18:49

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI