Flash

Plas sherri LIVE në TV mes Zhejit dhe Ristanit: Ti merr zarfe! Lër alkoolin...

Lapsi.al 18 November 2021
Plas sherri LIVE në TV mes Zhejit dhe Ristanit: Ti merr zarfe! Lër

Janë përfshirë në debate të ashpra analisti Artur Zheji dhe ish-deputeti i PD, Arben Ristani në emisionin “Opinion”.

Teksa flisnin për debatin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” për të mbrojtur Bashën, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit i cili e cilësoi si person të alkoolizuar.

DEBATI

Ristani: Në do të vërtetën, edhe ti ke përfitime për pozicionin që mban.

Zheji: Po pajetër, cilat janë benefitet?

Risani: Ke ca benefite.

Zheji: Po patjetër, jam shoku jot.

Ristani: Kur takohesh dhe merr ca zarfa diku. Apo jo?

Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.

Ristani: Mos fol budallallëqe.

Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.

Ristani: Mos merr zarve poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.

Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nënbrez.

Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa

Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.

Ristani: Ti e nise.

Zheji: Të fola për Fushenë.

Ristani: Fushenë e hapa unë.

Zheji: Tërhiqe atë që the.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI