Flash

Emetohet eurobondi/ Shqipëria merr 650 milionë euro të tjera borxh

Lapsi.al 18 November 2021
Emetohet eurobondi/ Shqipëria merr 650 milionë euro të tjera

Shqipëria emeton Eurobondin e ri 10-vjeçar. Ditën e sotme qeveria shqiptare doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milionë euro me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi. Sipas qeverisë, ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes se tërmetit dhe pandemisë.

Ky eurobond pason emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po të njëjtin kupon si në 2020, 3.5%, por këtë herë me një afat maturimi 10-vjeçar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI