Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë. 25-vjeçari M. H. duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.