Flash

Tre të arrestuar në Durrës, zbardhen akuzat

Lapsi.al 18 November 2021
Tre të arrestuar në Durrës, zbardhen akuzat

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mes të cilëve dy të akuzuar për dhunë fizike në familje.

Policia e Durrësit bën me dije se një 29 vjeçar me iniciale E.S. është vënë në pranga pasi dyshohet për 4 vjedhje të ndodhura më parë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe një 31 vjeçar në Durrës dhe një 36 vjeçar banues në Krujë pasi akuzohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i disa vjedhjeve.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë portën e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

-Më datë 16.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në një karburant;

-Më datë 18.09.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e një shtetaseje;

-Më datë 30.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa materiale hekuri në një firmë;

-Më datë 11.11.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një telefon dhe një shumë parash në mjetin e një shtetasi.

——

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

—–

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. D., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI