Flash

Dosja 184/ Shtyhet sërish seanca, në sallë vetëm prokurori e gjyqtarja

Lapsi.al 18 November 2021
Dosja 184/ Shtyhet sërish seanca, në sallë vetëm prokurori e

Seanca e radhës ndaj dy të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, ish-Shefit të Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga dhe ish-administratorit të Lurës, Hasan Hoti është shtyrë sërish. Shkak për këtë u bë pala mbrojtëse e ku avokati Gentian Rumano kishte paraqitur një raport mjekoligjor që e bënte të pamundur pjesëmarrjen në seancë.

Në seancë mungonin edhe dy të akuzuarit, Aga e Hoti, ndaj në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vetëm prokurori i çështjes Urim Buci dhe gjyqtarja Netila Kape. Kjo e fundit e pranoi si të justifikueshëm argumentin e palës mbrojtëse për mungesë dhe kërkesën për shtyrje, duke caktuar seancën e radhës për datën 1 Dhjetor të këtij viti.

Me datë 3 Nëntor ndaj Hotit dhe Agës u zhvillua seanca e vetme e rregullt në këtë proces që pas nisjes së shqyrtimit të aktakuzës nga gjykata, pas disa shtyrjeve radhazi.

Kujtojmë se në dosjen 184 fillimisht pati shumë të akuzuar nga mazhoranca socialiste si të implikuar në ndikim të zgjedhjeve lokale të vitit 2016, por pas një procesi të gjatë, në gjykatë shkuan vetëm katër persona, Ish-Shefi i Komisariatit të Dibrës Robert Aga, Ish-Administratori i Njësisë Administrative Lurë Hasan Hoti, Ish-Drejtori i Arsimit Drini Gjeci dhe Ish-Administratori i Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda.

Çështja ndaj katër të akuzuarve po zhvillohet e ndarë, pasi Nuri Meda e Drini Gjeci kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Hasan Hoti e Robert Aga kanë pranuar gjykimin normal. Seancat maratonë me shtyrje janë bërë për të dyja gjyqet e kësaj dosjeje. Madje gjyqtari Ardit Kuka i njërës prej çështjeve u përjashtua pasi gjobiti avokatët të cilët mungonin herë pas here pa ndonjë justifikim bindës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI