Flash

Aksidentet/ Shifra tronditëse viktimash për vitin 2021

Lapsi.al 18 November 2021
Aksidentet/ Shifra tronditëse viktimash për vitin 2021

Aksidentet po marrin jetë shqiptarësh. Sipas të dhënave nga INSTAT, përgjatë periudhës janar-tetor 2021, humbën jetën në aksidente rrugore 165 shqiptarë.

Ky tregues është përkeqësuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku në rrugët e Shqipërisë vdiqen 153 persona.

Ndërkohë mësohet përgjatë 10 muajve të këtij viti janë aksidentuar 1 570 persona. Kjo shifër është më e madhe po ashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Problematik është fakti se pjesa më e madhe e aksidenteve janë kryer nga grupmosha 25-34 vjeç. Në çdo tre shkaktarë aksidenti, njëri i përket pikërisht kësaj moshe. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ndërsa mësohet se pjesa dërrmuese e tyre kanë ndodhur për shkak të manovrave të gabuara të shoferëve, shkruan abcnews.al.

Është e çuditshme se policia nuk raporton thuajse fare aksidentet që kanë ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore apo problemeve të tjera që mund të ketë rruga për shembull, por gjithnjë fajtori gjendet ose te shoferi, ose te kalimtari.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI