Flash

Kreu i PD së Vlorës pas takimit të Bashës: Do shkoj te Kuvendi i Berishës

Lapsi.al 17 November 2021
Kreu i PD së Vlorës pas takimit të Bashës: Do shkoj te

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj ka sqaruar edhe përpara medieve kundërshtitë e tij pas mbledhjes së krerëve të degëve në rrethe me Lulzim Bashën në selinë blu. Deromemaj tha se nuk ishte ndier i kërcënuar nga Basha, por është i bindur se Kuvendi që kanë thirrur anëtarët është mbi atë që ka thirrur kryesia.

“Mbledhja u zhvillua në lidhje me Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD për datën 18 dhjetor. Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo sepse vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukturë tjetër organizative në PD.

Nuk jemi kërcënuar, por kryetari na tha se mund ta ushtrojë të drejtën e tij për të marrë masa për çdokënd që nuk do të zbatojë porositë apo vendimet e Kryesisë. Nëse përjashtimi im i mundshëm apo kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona”, - deklaroi Deromemaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI