Flash

“Kur kosovarët luanin futboll, shqiptarët shihnin peshqit me dylbi”/ Ndëshkohet komentatori i RTK

Lapsi.al 17 November 2021
“Kur kosovarët luanin futboll, shqiptarët shihnin peshqit me

“Kur kosovarët kanë luajtur futboll, kuqezinjtë shihnin peshqit me dylbi”. Ishte kjo frazë e komentatorit sportiv, Andin Lokaj të Radiotelevizionit Publik të Kosovës që ka shkaktuar mjaft reagime në Tiranë dhe Prishtinë.

Komentatori i njohur e bëri deklaratën gjatë ndeshjes së Shpresave mes Kosovës dhe Shqipërisë të fituar nga dardanët me përmbysje 2-1. Për shkak të reagimeve të shumta, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati njoftoi se ka nisur një procedurë disiplinore ndaj Lokajt.

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike të komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do të veprojë në përputhje me Standardet Profesionale të RTK-se dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore. Ju bej me dije se tani kanë filluar procedurat në lidhje me këtë rast”, - shkroi ai në Facebook.

Grupi i tifozëve ultras të Prishtinës dhe Kombëtares shqiptare “Plisat” e shpallën Lokajn person të padëshirueshëm në kryeqytetin kosovar. Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana e quajti “palaço” Lokajn në një reagim të bërë përmes Instagram. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI