Flash

FOTOT/ Lefter Alla i Bulqizës inauguron rrugën më të çuditshme në Shqipëri

Lapsi.al 17 November 2021
FOTOT/ Lefter Alla i Bulqizës inauguron rrugën më të

Banorëve të disa fshatrave malorë të Bulqizës u ka sosur durimi duke pritur ndonjë investim nga qeveria socialiste. Ata kanë mbledhur bashkë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë "rrugën". Për të kuptuar thonjëzat duhen parë fotot më poshtë, që tregojnë se Alla ka parë nga afër investimin dhe e ka reklamuar në Facebook.

"Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës" shkruan Alla në Facebook, duke reklamuar përfundimin e punimeve.

Kryebashkiaku nuk ka vënë re ndonjë gjë të çuditshme, por komentet e kanë bërë copë.

 "Ore rruge eshte kjo!? Sa viza ke hequr perpara se te beje kete?" i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.

 "Talluni me jete popull se pak e ka... pse mor rruge eshte kjo!?!?!" shkruan një tjetër.

"Ka punu me plan tjetri jo kot me kot ! Neser pasneser e hap kanal ate pjesen ne mes dhe del kanal vadites fiks ?? çudira alla shqiptarçe" tallet një tjetër.

Komentet në profilin e kryebashkiakut janë perla, por investimi që ka inauguruar ai ia kalon të gjithave dhe është i pakrahasueshëm. Shikojeni më poshtë:

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI