Flash

Milano/ Arrestohet për terrorizëm një 19-vjeçare nga Kosova, në celular kishte skena me prerje koke dhe mesazhe të ISIS

Lapsi.al 17 November 2021
Milano/ Arrestohet për terrorizëm një 19-vjeçare nga

Një 19-vjeçare italiane me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano. Vajza, e cila tashmë është transferuar në burg, akuzohet për terrorizëm.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, shkruan TgCom24.

Hetimi filloi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një kosovar 21-vjeçar në janar, i cili kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzullai.

Sulmi në kryeqytetin austriak ndodhi më 4 nëntor 2020, pak para bllokimit: Fejzullai qëlloi në disa pjesë të qytetit dhe vrau katër persona përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë.

Mediat e identifikuan të arrestuarën si Bleona Tafallari, e lindur në Kosovë, por me vendbanim në Milano. Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Autoritetet thonë se prej andej janë kthyer 253 persona. Mbi 70 veta kanë humbur jetën në zonat e konfliktit ku ende ndodhet një numër i shtetasve të Kosovës.

Prokuroria: Skena me prerje koke në celularin e saj 

19-vjeçarja mbante “mijëra” imazhe dhe video në celularin e saj, “disa prej të cilave ishin krijuar nga agjencia e komunikimit e Shtetit Islamik, Al Hayat Media Center”, e cila përshkruante “objekte simbolike ” të organizatës terroriste si “flamuri i zi me mbishkrimin e dëshmisë së besimit, skenat e luftimeve, ekzekutimet e përmbledhura të të pafeve” me “prerje koke dhe zjarre, skena të sulmeve terroriste në qytetet evropiane, veprat e të cilëve lavdërohen”, thuhet në urdhrin e prokurorisë.

Fotoja e kamikazit në Kabul dhe masakrës në Charlie Hebdo 

Në celularin e saj u gjet edhe fotografia e bombarduesit të ri, që i përket Isis-Khorasan, i cili hodhi veten në erë në aeroportin e Kabulit më 26 gusht, duke shkaktuar qindra të vdekur civilë. Ata po përpiqeshin të arratiseshin nga Afganistani tani në duart e talebanëve. Mes pamjeve, përveç asaj në të cilën e reja paraqitet e veshur me nihab dhe një dorezë të zezë me simbolin e ISIS-it, nuk mungonin edhe ato të masakrës në redaksinë e Charlie Hebdo.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI