Flash

Meta thyen heshtjen: E kam këshilluar Bashën ta dëgjojë Berishën

Lapsi.al 16 November 2021
Meta thyen heshtjen: E kam këshilluar Bashën ta dëgjojë

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në RTV “Ora News” foli mbi përplasjet në PD, ku kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë thirrur dy Kuvende në data të ndryshme.

Meta tha se kjo është një ngjarje që nuk i takon të shprehet, por shtoi se është fakt që opozita ka një problem të rëndësishëm me lidershipin që nuk mban përgjegjësi.

“Më futët në parashikime dhe paragjykime, mbi ngjarje që nuk më takojnë mua. Doni që unë të shprehem për kandidatët? Duhet ta dini që ka gati një vit që nuk jam takuar me zotin Berisha dhe do të përpiqen të shmang çdo takim të paktën edhe disa javë.

Pastaj shpresoj të takohem edhe me të edhe me zotin Basha, me çdo zotëri tjetër. Nuk i paragjykoj, ato janë punë që i vendosin demokratët. Por mendoj se të gjithë duhet të sillen me shumë përgjegjësi në raport me Partinë Demokratike, me misionin e saj opozitar.

Dhe duhet t’i japim fund situatës ku askush nuk mban përgjegjësi. Po sikur përgjegjësia gjithmonë të transmetohet te dikush tjetër? Unë në raportin tim, kam qenë i hapur me të dy, për të njëjtat çështje, të njëjtat qëndrime, nuk kam asnjë kompleks.

Këshilla që i kam dhënë gjithmonë zotit Basha ka qenë, ta respektojë gjithmonë zotin Berisha, por të vendosi vetë edhe kur zoti Berisha, ai mendon që mund ta ketë gabim. Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të injoruar kontributet e tij, apo vlerat e tij, sepse në fund të fundit dihen këto vlera. Por nuk hyj në këtë raport”, - tha Meta.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI