Flash

Detaje të tjera tronditëse, kamerat filmuan 8-vjeçarin kur shkoi me biçikletë te shtëpia e autorit (VIDEO)

Lapsi.al 16 November 2021
Detaje të tjera tronditëse, kamerat filmuan 8-vjeçarin kur

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli. Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla. Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t'i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori.

Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit. 8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Vite më parë Klodian Çalamani ka marrë peng dhe torturuar një vajzë 20-vjeçare. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 4 vite burg. 38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-16-at-7.02.44-PM-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-16-at-7.02.51-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI