Flash

“Lul Berishën e qëllova për 150 mijë €”, kush është anëtari i bandës së Durrësit që u lirua nga burgu

Lapsi.al 16 November 2021
“Lul Berishën e qëllova për 150 mijë €”,

Gjykata e Matit ka liruar nga qelia anëtarin e bandës së Durrësit Selman Heta. Atij i kishin mbetur edhe 3.6 vite burg dhe lirimi është bërë me kusht.

Selman Heta ishte dënuar 25 vite burg për krimet që kishte kryer në kohën që ishte pjesë e bandës së Durrësit.

Vrasje dhe akuza të tjera ishin krimet që rëndonin mbi Hetën. Pas disa kërkesave, gjykata në fund pranoi që ta lironte me kusht. Konkretisht një nga akuzat kundër tij ishte tentativa për të ekzekutuar Lulzim Berishën pas përplasjes brenda bandës së Durrësit.

“Për të vrarë Lulzim Berishën më kanë ofruar një shumë 100 deri në 150 mijë euro, por m’u bllokua pistoleta dhe munda vetëm ta plagos atë dhe dy personat që po e shoqëronin. Për këtë mora vetëm 25 mijë euro”.

Kjo ishte deklarata e pazakontë që bëri asokohe në Gjykatën e Krimeve të Rënda Selman Heta, i dyshuar si autor i atentatit të Lulzim Berishës më 5 maj të vitit 2005.

Në 14 janar 2020 u lirua një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI