Flash

Lirohet një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit/ Kush është vrasësi me pagesë që "flirtoi" me drejtësinë

Lapsi.al 16 November 2021
Lirohet një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit/

Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit është liruar me kusht nga Gjykata.

Bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.

Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim. Sakaq mësohet se prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij.

Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

Më herët Hetës i është refuzuar më herët ‘leja shpërblyese’ nga burgu, sipas news24 sepse policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI