Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit e COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Po ashtu raportohet se janë evidentuar 5 persona të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës. Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19", thuhet në njoftim.
22 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570. Në total numri i rasteve aktive është 407.