Flash

Kapet hashash e kokainë me vlerë 5 mln euro në Itali, trafikohej nga Shqipëria e Holanda

Lapsi.al 16 November 2021
Kapet hashash e kokainë me vlerë 5 mln euro në Itali, trafikohej

Një operacion policor në Itali bëri që autoritetet të sekuestrojnë sasi të mëdha hashashi e kokaine, e cila nëse hidhej në treg do kushtonte 5 milion euro.

Mediat italiane raportuan paraditen e kësaj të marte, se lënda narkotike u sekuestrua falë operacionit të karabinierëve të Katanias, të cilët prej kohësh kishin nisur hetimet dhe përgjimet ndaj një grupi mafioz të specializuar në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit.

Sipas medieve të shtetit fqinj, në total janë arrestuar 12 persona ndërsa është faktuar, se droga vinte nga Shqipëria dhe Holanda e më pas shpërndahej kryesisht në Katania, Sirakuza, por edhe në Maltë.

Mediat theksojnë, se vetëm në një rast, policia arrestoi tre persona që po trafikonin hashash brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash, ku në total u gjetën 242 kg hashash i fshehur.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI