Flash

Rama për opozitën: Do digjni lëkurat e njëri-tjetrit

Lapsi.al 16 November 2021
Rama për opozitën: Do digjni lëkurat e njëri-tjetrit

Në përfundim të fjalës së tij, Rama i tha Ferdinand Xhaferrit se të gjithë kur kthehen në darkë në shtëpi nuk ndihen mirë në raport me familjen sepse duken sikur kanë dalë nga një xhungël ku janë kacafytur dhe kanë marrë formën e të dalurve nga mendja. Nga ana tjetër, Rama i paralajmëroi se do të djegin bishtat e njëri tjetrit me cigaren që e kanë pirë bashkë për 30 vjet.

Rama: Por Ferdinand, një gjë askush nga ju nuk ma mohon dot, kur kthehemi në shtëpi në darkë nuk ndihemi mirë në raport me familjen dhe njerëzit tanë. Ja prap, një zonjë atje qesh. Mua ma ha mendja se qesh se nuk më kupton, jo se familja e sheh se ka dalë nga një xhungël ku sa janë kacafytur dhe marrin formën e të dalurve nga mendja. Për këtë biem dakord. Nga një fjalë që thotë mos i bëj tjetrit atë që të bëjnë ty, sot po e provoni në lëkurë dhe është vetëm fillimi. Tani do të hyni në një fazë ku do ia digjni lëkurat e njëri tjetrit me cigaren që e keni pirë bashkë për 30 vjet. Në vend që të merren me vendimet apo veprimet e tua, të merren me gjëra që as i ke çuar në mend që t’i bësh. Me gjëra që nuk do të doje kurrë të të ndodhnin. E keni bërë këtë 30 vjet, tani është koha ta provoni vet. Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Jo nga unë, por nga njëri-tjetri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI