Flash

A do të ketë zgjedhje lokale në 6 bashki/ Meta: Ka Kushtetuese, por ka edhe Strasburg

Lapsi.al 16 November 2021
A do të ketë zgjedhje lokale në 6 bashki/ Meta: Ka Kushtetuese,

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një intervistë për RTV Ora, Meta tha se nuk i ka shkuar ende vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, por la të hapur se pas saj ka edhe një Gjykatë të Të të drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Presidenti i Republikës është këtu për t’i shërbyer respektimit të Kushtetutës. Për çështjen që ju folët, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë vendim tëzbardhur zyrtar, me vulë, pa vulë, me firmë nga Gjykata Kushtetuese apo ndonjë institucion tjetër për këtë çështje!

Deri tani Presidenti i Republikës ka vetëm raportin e OSBE/ODIHR-it për këtë çështje. Institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e zgjedhjeve, por edhe për një çështje të tillë si kjo, madhore, siç është ajo e këtyre zgjedhjeve. Kaq ka Presidenti!

Se nuk mund të nisem nga lajme gazetash,lart e poshtë. Do ta shikojë me shumë vëmendje, pa dyshim! Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm në një shtet të së drejtës, që është realisht shtet i së drejtës. Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka bërë një luftë të jashtëzakonshme prej më shumë se katër vitesh.

Jo vetëm si President, por edhe në vitin e fundit që isha Kryetar i Parlamentit, se shorti i parë u hodh në atë kohë, dhe që nisën debatet dhe bllokimet e qëllimshme të KED-së për ta lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese për vite të tëra dhe për ta bërë atë proces ashtu siç u bë.

Ne do t’i presim me shumë vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Do t’i studiojmë dhe do të bëjmë veprimet më të mira në interes të respektimit të Kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut, sepse sigurisht që ka Gjykatë Kushtetuese, por padyshim që nuk ka vetëm Gjykatë Kushtetuese. Ka edhe Gjykatë Evropiane që mbron të drejtat e njeriut dhe Shqipëria tani është pjesë e një sistemi të tillë” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI