Flash

"Përjashtohet kush ndjek Berishën"/ Gazmend Bardhi bën sqarimin: 5 kryetarë ishin kundër

Lapsi.al 17 November 2021
"Përjashtohet kush ndjek Berishën"/ Gazmend Bardhi bën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka folur pas një mbledhje mbi 5 orë në selinë blu që kryetari Lulzim Basha zhvilloi me 71 krerët e degëve në rrethe.

Bardhi mohoi se do të ketë përjashtime nga partia për ata që do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

“Patëm një diskutim të gjatë me kolegjin e kryetarëve të PD mbi organizimin e Kuvendit të PD. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, që me përjashtim të 5 kryetarëve që raportuan për shqetësime e gjithë pjesa tjetër gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit të përcjell Kuvendi i PD.

Qetësohuni dhe merrni frymë thellë. Statutin nuk po e shkelin anëtarët e PD, por njohësi më i mirë, Sali Berisha. Berisha ka qenë i qëndrimit që nënshkrimet duhet të dorëzoheshin tek sekretariati, se për çfarë arsye e ka bërë këtë ndryshim, duhet që ta shpjegojë vetë. Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si “mish për top”

Për cilindo që në këto dy muaj i ka fryrë zjarrit të përçarjes demokratët e kanë të qartë që nuk është në interesin e PD, por vetëm në interesin e tij. Theksoj se në 18 dhjetor ora 11:00 zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, çdo anëtar dhe demokratët do të kenë mundësi për të folur dhe për tu bërë bashkë në misionin e vetëm dhe të përbashkët, atë të rrëzimit të Ramës.

Ishin 5 kryetarë të degëve i Vlorës, Devollit, Fushë Krujës, Paskuqanit dhe kryetari i degës 1 në Tiranë, që shfaqën shqetësim lidhur me Kuvendin. Të gjithë janë dëgjuar, janë respektuar dhe janë sqaruar për çdo çështje”, - tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI