Flash

Pas Tiranës, emërohet Prefekt i ri edhe në Elbasan

Lapsi.al 18 November 2021
Pas Tiranës, emërohet Prefekt i ri edhe në Elbasan

Prefekti i Qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vend të tij në postin e prefektit të Elbasanit është emëruar edhe Majlinda Perriu.

Vendimi

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbledhjen e sotme ndryshime u bënë edhe në kupolën e prefekturës së Tiranës. Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI