Flash

INSTAT: Në 10 muajt e vitit 2021 rritje e frikshme e aksidenteve në Shqipëri

Lapsi.al 18 November 2021
INSTAT: Në 10 muajt e vitit 2021 rritje e frikshme e aksidenteve në

Shumë shqiptarë vdesin në rrugët e vendit. Nga të dhënat zyrtare në 10 muaj kanë humbur jetën 165 persona si pasojë e aksidenteve që vijnë në rritje. Shumica e përgjegjësve janë të rinjtë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në drejtimin e automjeteve.

Aksidentet rrugore në Shqipëri nuk frenohen. Nga janari deri në tetor të këtij viti shifrat janë rritur me 17.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Të dhënat u bënë me dije nga Instituti i Statistikave, i cili konfirmon se gjatë këtij dhjetëmujori kanë ndodhur 1151 aksidente rrugore, 140 më shumë se ne 2020.

Shumë aksidentet rrugore kanë ndodhur në muajin që lamë pas. 179 persona janë gjymtuar apo kane humbur jetën në tetor, nga 148 që ishte në të njëjtin muaj te vitit qe shkoi.

Gjatë janar-tetorit, bilanci i aksidenteve ka qene edhe më tragjik pasi ka pasur më shumë të plagosur dhe persona që kanë ndërruar jetë.

Janë 165 persona të vrarë në rrugët e vendit nga përplasjet e mjeteve nga 153 të vdekur për të njëjtën periudhë.

Për dhjetëmujorin e këtij viti, në 85% të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa janë rritur dhe aksidentet që kanë si shkaktar këmbësorët.

Ndërkohë, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27.6 % të aksidenteve gjithsej.

Numrin më të madh të viktimave nga aksidentet e mban kryeqyteti me 51, ndjekur nga vjen, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Durrësi./ora news

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI