Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Tjetër përplasje në PD/ Kryesia e FRPD: Nuk e njohim urdhrin e Bashës

Lapsi.al 5 November 2021
Tjetër përplasje në PD/ Kryesia e FRPD: Nuk e njohim urdhrin e

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka konsideruar nul vendimin e kreut të kësaj partie Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha. Sipas Këlliçit, kryesia e FRPD-së ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha.

“Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statutor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të re. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme.

Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”- tha Këlliçi.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Mucollari i bëri thirrje Bashës të tërheqë menjëherë këtë vendim. Sipas tyre është kryesia e FRPD-së që i thërret zgjedhjet dhe jo kryetari i partisë.

Më herët ishte zyra e shtypit të PD-së që njoftoi se FRPD ka nisur procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat të cilave u ka mbaruar mandati në 2019-ën.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI