Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Qeveria tërhiqet nga taksa e qumështit/ “Përjashtohen prodhimet me etiketë të miratuar nga AKU

Lapsi.al 5 November 2021
Qeveria tërhiqet nga taksa e qumështit/ “Përjashtohen

Qeveria ka ndryshuar propozimin për taksën e qumështit pluhur duke përjashtuar fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ndryshimi ku Financat tërhiqen nga propozimi fillestar është reflektuar në projektligjin e depozituar tashëm në Kuvend ku përfshihet edhe kjo shtesë përmes një neni të posaçëm.

Më herët, qeveria kishte propozuar vendosjen e taksës 100 lekë për kg për të gjitha kategoritë, masë e cila nuk u mirëprit nga grupet e interesit dhe nga shoqatat e biznesit.

Pak ditë më parë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë deklaronte se kjo masë jo vetëm nuk ndihmonte fermerët me rritjen e prodhimit vendas, por ndikonte në të gjithë industrinë agropërpunuese që prodhon produkte ku si lëndë e parë është qumështi pluhur.

Ndër të tjera, në draft është bërë një tjetër shtesë ku propozohet edhe vendosja e taksës për pijet homogjenizuara, (barista) në vlerën 16 lekë për litër, edhe ky propozim i industrisë së përpunimit të qumështit në vend që duket se është marrë parasysh nga qeveria.

Taksa 100 lekë për kg për qumështin pluhur ishte një ndër ndryshimet e reja të paketës fiskale që tashmë ka nisur diskutimin me grupet e interesit në komisionet parlamentare në Kuvend./Tch

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI