Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

631 raste të reja me Covid, 4 jetë të humbura

Lapsi.al 5 November 2021
631 raste të reja me Covid, 4 jetë të humbura

Infektimet me COVID kanë shënuar rritje këtë të premte krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3700 testime të kryera, 631 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. 4 qytetarë të moshave 62-86 vjeç, e kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç“, raporton ministria.

Tirana vijon të ketë një numër të lartë infektimesh. 631 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me COVID janë në këto bashki: 293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 7,827 pacientë aktivë me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 580 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“, apelon ministria.

Statistika (5 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 631

Të shëruar në 24 orë 580

Të shtruar në spitale 167

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3700

Testime totale 1,322,841

Raste pozitive 187,994

Raste të shëruara 177,219

Raste Aktive 7,827

Humbje jete 2,948

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4110

Fier 822

Durrës 475

Shkodër 474

Vlorë 422

Gjirokastër 362

Elbasan 345

Berat 249

Korçë 210

Lezhë 163

Kukës 115

Dibër 80

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI