Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Diplomati rus gjendet i vdekur në Berlin, dyshohet se ishte spiun

Lapsi.al 5 November 2021
Diplomati rus gjendet i vdekur në Berlin, dyshohet se ishte spiun

Një person i dyshuar si spiun, i cili ishte pjesë e ambasadës ruse në Berlin, është gjetur i pajetë. Më herët, lajmi u bë i ditur nga gjermania “Der Spiegel”, sipas të cilës, oficerët e policisë së Berlinit gjetën trupin e pajetë të diplomatit rus pranë godinës së ambasadës më 19 tetor. Në raportim, thuhej se diplomati kishte rënë nga dritarja e godinës në lagjen Mitte të Berlinit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ishte në dijeni të rastit, por refuzoi të jepte më shumë detaje. Autoritetet gjermane nuk kanë mundur të kryejnë autopsinë pasi viktima kishte imunitet diplomatik. Identiteti i diplomatit rus nuk bëhet i ditur, ndërsa mediat ruse raportojnë se ai ishte 35 vjeç dhe shërbente si sekretar në ambasadë që prej verës së vitit 2019. Sipas “Telegraph”, ai besohet se ishte pjesë e shërbimit të inteligjencës, FSD. Në lidhje me këtë ngjarje, ambasada ruse ka refuzuar të komentojë.

Sipas “Telegraph”, ky është rasti i fundit i një numri të madh diplomatësh rusë në shtete të ndryshme të botës, të cilët ka humbur jetën në mënyrë misterioze.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI