Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dy raste brenda javës/ Protestë para Kuvendit kundër dhunës ndaj fëmijëve

Lapsi.al 5 November 2021
Dy raste brenda javës/ Protestë para Kuvendit kundër dhunës

Një protestë paqësore po zhvillohet ditën e sotme para selisë së Kuvendit kundër dhunës fizike apo seksuale ndaj fëmijëve.

Me pankarta në duar “Jo dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri!” disa qytetarë kërkojnë që institucionet dhe qeveria të marrë masa që të mos përsëriten raste të tilla, sic kanë ndodhur kohët e fundit.

Brenda një jave janë shënuar dy raste të rënda, ai i abuzimit nga babai i 6-vjecares dhe abuzimi seksual prej vitesh i të miturës në Gjirokastër nga një i afërm i saj.

Në një prononcim për median protestuesit shprehen se kërkojnë që në Kuvend të diskutohet kjo cështje dhe të sigurohet mbrojtja e fëmijëve duke vënë para përgjegjësisë abuzuesit.

Ata theksuan se një rol shumë të rëndësishëm kanë institucionet arsimore të cilët duhet të denoncojnë që në momentin e parë që shohin dicka të dyshimtë te fëmijët në mënyrë që rastet e dhunës të mos agravojnë apo dhe të parandalohen.

“Mendoj që shteti duhet të jetë më I përgjegjshëm dhe të bëjnë detyren që u takon dhe të marrin masa të nevojshme që këto ngjarje të mos përsëriten”- tha një nga protestueset.

“Brenda javës jemi përballur me dy raste të rënda, abuzim seksual prej vitesh dhe dhunë sistematike.

Fëmijët presin ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe qeveria dhe kërkojmë që Kuvendi të nisë diskutimet për mbrojtjen e fëmijëve.

Rritja e rasteve është një përgjigjie për tu ndërgjegjësuar dhe institucionet arsimore nuk janë mjaftueshëm të informuara dhe e kanë për detyre ligjor që në këto raste të denoncojnë dhe të vënë para përgjegjësisë abuzuesit.

Është protestë e heshtur dhe e qetë por nëse nuk ka mosveprim të institucioneve atëherë do shkojmë te Ministria e Arsimit. Ka vite që kërkohet të ndërtohet nje sistem profesional për shërbimin social gjë që nuk e ka bërë.

Cështja e varfërisë në vetvete për dhunën seksuale ndaj fëmijëve, ka të bëjë me tendencën e pedofileve për këto abuzime dhe mungesa e shërbimeve dhe mbështetjes dhe moskryerja e detyrës së arsimit con në dhunë dhe në këtë gjendje sic jemi sot”-përfundoi dhe një nga organizatorët e protestës.

Kujtojmë se opinioni publik është tronditur me rastet e rënda ditët e fundit dhe se abuzimet me fëmijë janë një fenonem në përsëritje, gjë që kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI