Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Do hyjnë në kafe vetëm të vaksinuarit/ Manastirliu sqaron deklaratën

Lapsi.al 4 November 2021
Do hyjnë në kafe vetëm të vaksinuarit/ Manastirliu sqaron

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në parlament se edhe Shqipëria do të vendosë si kusht certifikatën e vaksinimit për të hyrë në bare dhe restorante. Pak orë më pas, ministrja ka bërë një gjysmë hapi pas duke e konsideruar këtë si “një nga opsionet që po shyrtohet”.

“Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë të tavolinë, edhe vendosja e Green Pass është një nga këto. E kemi vendosur për studentët dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar” – tha ministrja në News 24.

Ajo bëri fajtorë kritikët e vaksinimit për rënien e dëshirës së marrjes së dozave në vend.

“Ka shumë që janë helmuar nga “ekspertët” me historitë e çipave. Ne kemi punuar me fushatë ndërgjegjësuese dhe kemi arritur jo pak” – tha ministrja që premtoi se vendi ynë do të marrë së shpejti edhe ilaçin oral kundër covid.

“Tashmë Britania e Madhe ka miratuar ilaçin e parë kundër koronavirusit. Kemi kontaktuar menjëherë me Merck. Kemi kontaktuar... Kemi marrë në kontakt me Pfizer e cila po prodhon një bar që quhet Proteaz kundër koronavirusit” – tha Manastirliu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI