Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

"Zëri i Amerikës" nxjerr shifrat: Vaksinimi në tetor u ul me 40% në Shqipëri

Lapsi.al 4 November 2021
"Zëri i Amerikës" nxjerr shifrat: Vaksinimi në tetor u

Gjatë muajve të verës, fushata e vaksinimit eci me ritme të larta, me një mesatare ditore prej 7500 dozash, në korrik, duke u rritur më pas në afro 8900 doza në gusht e në shtator. Por në muajin tetor, u rregjistrua një tkurrje e ndjeshme. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se muajin e kaluar shifrat ranë me gati 40% duke zbritur në një mesatare ditore prej pak më shumë se 5400 vaksinime.

Aktualisht, rezulton se mbi 47% e popullatës mbi 18 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës anti covid, ndërsa 41.3% ka marrë të dyja dozat.

Grupmosha mbi 60 vjeç është ajo më mirë e vaksinuar, edhe sepse ishte në kategoritë me përparësi për vaksinim.

"Të paktën sipas një vlerësimi të bërë javën e kaluar, kanë qenë 70% e tyre me dozë të parë dhe 65 me dozë të dytë. Kjo është një shifër shumë e rëndësishme se mosha 60+lus nuk e neglizhon dozën e dytë, respektojnë kohën dhe paraqiten për vaksinimi menjëherë sapo arrin momenti i vaksinimit”, - shpjegon Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit Erida Nelaj.

Por si është situata me grupmoshat e tjera?

“Edhe moshat 50-60 janë goxha mirë të vaksinuar, sepse ka dhe të sëmurë kronikë aty që kanë kërkuar vaksinimin menjëherë sapo u ul fasha moshore. Në moshat e reja, kemi po ashtu vaksinime. Kemi tani, studentët, grupmosha 18-24 vjeç, po pëson një rritje në vaksinim. Dhe është shumë e rëndësishme, se janë studentë që do futen në auditore me 80 vetë e do duhet të mbrojnë, profesorët, shokët e tyre por dhe kur kthehen në fundjava, familjarët e tyre”, - shprehet zonja Nelaj.

Ashtu si dhe në vende të ndryshme të botës, teoritë konspirative kanë patur efektin e tyre frenues. Zonja Nelaj thotë se nuk bëhet fjalë aq shumë për një qëndrim refuzues ndaj vaksinës, se sa hezitues: “Qarkullimi i miteve është shumë i dëmshëm në këtë situatë. Nganjëherë njerëzit dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Ose dëgjojnë diçka që me të vërtetë është e gabuar , por ju pëlqen dhe fokusohen aty dhe e përdorin si element për të mos u vaksinuar, kur duhet realisht të dëgjohet shkenca, të dëgjohen teknikët, të flitet me mjekun e familjes e të dëgjohen këshillat e mjekut”.

Sipas Përgjegjëses për programin kombëtar të vaksinimit, sasitë më të mëdha në dispozicion dhe përmirësimi i infrastrukturës për shpërndarjen e tyre, shihen si një mundësi për të ecur më shpejt.

“Duke patur sasi e kemi dhe ne më të lehtë, duke shpërndarë dhe ne sasi më të mëdha. Nga ana tjetër kemi përmirësuar shumë logjistikën dhe ekzistencën e frigoriferëve -70 gradë. Nëse në fillim kishim vetëm ne në nivel qëndror, dhe duhet ta shpërndanim vaksinën, në fillim vetëm për 5 ditë në +2 deri +8 gradë, më pas me udhëzimet që erdhën nga Pfizer dhe aprovimet që mund të mbahet në këto temperature për një muaj, u lehtësua dhe administrimi dhe u mundësua shpërndarja e sasive të tjera. Tani e kemi më të lehtë. Kemi frigoriferë -70 gradë, të paktën në 12 pika në të gjithë Shqipërinë”, - thotë zonja Nelaj.

Ndonëse ishte ndër vendet e para në rajon që siguroi furnizimin me vaksinave, Shqipëria rezulton të jetë e parafundit në Ballkan. Por sipas zonjës Nelaj, vendi ndoqi një strategji të mirëpërcaktuar, dhe ndërsa ajo vijon procesin me ritme të qëndrueshme, vendet e tjera, shpjegon ajo kanë një ecuri me të ulët, ndërsa vë në dukje, se "në popullata më të vogla procesi ecën dhe më shpejt. Jam e bindur se në këto vende që patën këtë hovin e madh, ngopen me vaksinimin dhe nuk kanë një rritje në vazhdimësi me vlera të larta, dhe kanë arritur një pikë që më pas rritja është shumë më e vogël. Ndërsa te ne vijon rrija me një ecuri të qëndrueshme çdo javë”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në parlament se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH-së, për mbulesë vaksinale të 70 % të popullatës, deri në mesin e vitit 2022. Megjithatë në programin qeverisës parashikohet një objektiv më ambicioz, për “garantimin e vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022”. /VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI