Flash

Identifikohet një nga grabitësit në Nikël, e “tradhtoi” ADN-ja, si i shpëtoi policisë pak ditë më parë

Lapsi.al 4 November 2021
Identifikohet një nga grabitësit në Nikël, e

Identifikohet një nga autorët e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu dy javë më parë në banesën e tij në Nikël. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se identifikimi i tij është bërë nga ADN e fijeve të flokut në kapelen që policia sekuestroi në vendngjarje, si dhe provat e tjera të mbledhura aty.

Referuar burimeve, ABC mëson se i dyshuari është me origjinë nga Laçi dhe jeton në Tiranë. Për arrestimin e tij, policia organizoi pak ditë më parë një operacion në një zonë periferike të kryeqytetit, por në momentin e ndërhyrjes ai i shpëtoi forcave të rendit. Për disa ditë me radhë, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim për të zbuluar se kush janë personat me të cilët ai ka kryer grabitjen.

Nga kamerat e sigurisë në banesën e Nazmi Çangut, rezulton se autorët kanë qenë më shumë se 6 persona. Në dëshminë e dhënë ditën e ngjarjes, edhe vajza e biznesmenit, Xhelona Çangu i tha hetuesve se njëri prej autorëve ishte i pamaskuar dhe arriti ta shohë atë para se të vendoste kapuçin dhe se nga e folura ishin nga Laçi.

Aktualisht, hetuesit janë në pritje edhe të përgjigjes nga kompanitë celulare mbi kërkesën e bërë që të zbardhen thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja. Kjo pasi autorët gjatë kohës që kryen grabitjen, flisnin me kufje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove./ abc

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI