Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vuçiç provokon shqiptarët: Provoni e merrni nënstacionin e Valaçit!

Lapsi.al 5 November 2021
Vuçiç provokon shqiptarët: Provoni e merrni nënstacionin

Aleksandar Vucic i është rikthyer pretendimeve se autoritetet e Kosovës së shpejti do të provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Valaçit ne veri të Kosovës, “nën pretekstin e faturimit të energjisë”.

Në katër komuna në veri të Kosovës, serbët përbëjnë shumicën e popullatës, ndërsa qytetarët e këtyre komunave nuk kanë paguar për energji elektrike që nga viti 1999. Vuçic sërish i mëshoi idesë së pret që kjo do të ndodhë pas 6 nëntorit.

“Unë kam thënë se është e mundur që kjo të bëhet nisur nga kjo datë, për shkak të qëndrimit kundrejt operatorëve atje. Ata do të provojnë ta përdorin faturimin e energjisë, jam pothuajse i sigurt se kjo do të bëhet për qëllime politike e nuk ka të bëjë fare me energjinë”, u shpreh ai, ndërsa i kërkoi Prishtinës që të mos provojë ta hedhë këtë hap.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se drejtori i saj, Petar Petkovic, ka biseduar me ambasadorin gjerman, Thomas Schieb, dhe e ka informuar “për problemet në zbatimin e marrëveshjeve për energji të viteve 2013 dhe 2015, dhe për detyrimet e Prishtinës lidhur me regjistrimin e dy kompanive serbe e licencimin e tyre për furnizim, shpërndarje dhe shitje të energjisë”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI