Flash

Në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, humb jetën 3-vjeçarja

Lapsi.al 4 November 2021
Në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, humb

Një vajzë 3 vjeçe nga Berati ka humbur jetën pas komplikacioneve të krijuara nga COVID-19. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas qëndrimit disa ditor në intubim, 3-vjeçarja Amaris Polovina gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes, Beratit.

Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se, 3-vjeçarja Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së diel.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nënshtruar edhe tamponit, që ka rezultuar “pozitiv”. Meqenëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë.

Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”.

Mjekët kanë konfirmuar se në vetëm pak orë 3-vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore, të tipit “aksident vaskular”. Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt spitalit pediatrik në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen.

Të njëjtat burime brenda Repartit të Pediatrisë Berat konfirmojnë se vetëm ditën e sotme kanë rezultuar “pozitiv” me Covid-19 edhe 2 fëmijë të tjerë, të moshave 2 dhe 3 vjeç e gjysmë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës.

Të këshilluara

Bie sërish Facebook dhe Instagram

Tre aplikacionet më të famshme të Meta janë jashtë funksionit. Kështu raportohet nga mijëra përdorues. Përdorues në Nju Jork, Los Angeles dhe Phoenic, thonë ...

23:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI