Flash

I prezantohen si policë, dy persona i vjedhin makinën vëllezërve në mes të Tiranës

Lapsi.al 4 November 2021
I prezantohen si policë, dy persona i vjedhin makinën

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë arritur ti vjedhin makinën një qytetari duke u prezantuar si punonjës policie. Ngjarja është shënuar dje, 3 nëntor 2021, në rrugën “Llazi Miho” të Tiranës.

Policia ka arritur të identifikojë njërin dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa po punohet për identifikimin e tjetrit.

”Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin.

Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes" thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Bie sërish Facebook dhe Instagram

Tre aplikacionet më të famshme të Meta janë jashtë funksionit. Kështu raportohet nga mijëra përdorues. Përdorues në Nju Jork, Los Angeles dhe Phoenic, thonë ...

23:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI