Flash

Krahasimi/ Rama-Majko, dy qëndrime ndaj Vuçiçit për Kosovën

Lapsi.al 11 December 2022
Krahasimi/ Rama-Majko, dy qëndrime ndaj Vuçiçit për

Në veri të Kosovës janë rikthyer barrikadat dhe njerëzit e maskuar që kërkojnë trazira. Shkak u bë kërkesa e Listës Serbe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Njerëz të armatosur sulmuan gazetarët, plagosën një polic të Kosovës dhe së fundmi hodhën një bombë ndaj patrullës së EULEX.

Që situata dirigjohet direkt nga Aleksandër Vuçiç, ky është fakt i gjithëpranuar. Presidentja Vjosa Osmani e shtyu datën e zgjedhjeve. Por serbët nuk janë tërhequr. Pritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Beograd. Vuçiç madje ka kërkuar nga KFOR dislokimin e disa trupave ushtarake serbe në veri.

Është një moment i vështirë për Kosovën, por mesazhet që vijnë nga Tirana janë aq të ekuilibruara, sikur të flitej për një konflikt të largët.

Lexo edhe: Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Lexo edhe: Edhe Majko kundër Ramës: “Open Balkan”, vetëm ca takime dhe asgjë më shumë

Miqësia e Ramës me Vuçiçin ka ndikuar sërish në qëndrimet e Tiranës zyrtare për Kosovën.

“Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë! Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese! Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut” ka shkruar Rama në një reagim të tij të ditës së dielë.

Duke llogaritur zhargonin e urrejtjes me të cilin Rama shprehet rëndom kur i hyn një konflikti, kuptohet qartë se ka zgjedhur të mos përzihet në problemet e shqiptarëve të Kosovës, që mund t’i hapin probleme me Beogradin.

Madje në reagimin që ka bërë, nuk përmend as emrin Vuçiçit, si përgjegjës i krijimit të vatrës së konfliktit në veri të Kosovës.

Kjo paanshmëri sterile, bëhet akoma me e qartë nëse krahason reagimin e deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Në pak fjalë, Majko është pa komplekse kur përmend Vuçiçin, ndërsa bën një paralelizëm me skenarin e Donbasit në Ukrainë.

“Serbia ka filluar një "lodër" të vjetër në kushte të “reja" me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet "skenari" i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!” shkruan Majko.

Rama e ka justifikuar Vuçiçin për qëndrimet pro Putinit, sidomos kur Serbia refuzoi vendosjen e sanksioneve pas luftës në Ukrainë. Në pamundësi për ta justifikuar për veriun e Kosovës, i duhet të mbajë qëndrime as mish as peshk. Dhe këtë politikë sterile ndaj Kosovës, ia ka imponuar edhe Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/11/03/del-foto-vucic-ia-shtron-rames-me-vere-te-kuqe-ne-beograd/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI