Flash

Covid i merr jetën 16-vjeçares nga Tetova

Lapsi.al 3 November 2021
Covid i merr jetën 16-vjeçares nga Tetova

Një 16-vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni. Vajza ishte transferuar në Klinikën e Shkupit nga Spitali i Tetovës, ku kishte qëndruar nga data 21.10.2021 deri me datë 23.10.2021.

“Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli”, theksojnë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 16-vjeçarja nga fshati Siriniç i Tetovës nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq 9 ditë para pranimit në Spitalin e Tetovës, është mjekuar në kushte shtëpiake.

“Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive” deklaron Ministria e Shëndetësisë.

Të këshilluara

Berat, fëmija 3 vjeç humb jetën nga Covid

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë nga Berati ka humbur jetën këtë të mërkurë. Fëmija ishte infektuar me COVID. I mituri është shtruar të hënën në reanimacionin e Pedia...

17:39

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI