Flash

Rihapja e dosjes "Gërdeci", Mediu del para mediave: Jam hetuar njëherë! Çfarë kërkon SPAK janë çështje të refuzuara dy herë nga prokuroritë

Lapsi.al 3 November 2021
Rihapja e dosjes "Gërdeci", Mediu del para mediave: Jam hetuar

Kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu ,doli pasditen e sotme në një konferencë për mediat pas rihapjes së dosjes “Gërdeci”. Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën që ndodhi shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve u shpreh se nuk është shkaktar i pasojave dhe se është hetuar dhe gjykuar njëherë për këtë çështje.

“Nuk ka asnjë nxitje, asnjë shtysë apo presion nga ministri për këtë proces. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë. Nuk është prezantuar pranë ministrit asnjë shqetësim si zhvillohej demontimi. Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes duke e parë veten si përgjegjës moral dhe politik, por aspak i fajshëm si shkaktar i pasojave. Nuk i jam shmangur hetimit. Jam vendosur në dispozicion pa asnjë rezervë. Prokuroria e kohës bëri një hetim për mua dhe familjen tim si për asnjë politikan tjetër. Ajo që kërkon SPAK janë cështje të shqyrtuara në vitin 2014 dhe 2018 dhe dy rastet prokuroritë kanë refuzuar rihapjen e kësaj çështje” tha Mediu.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI