Flash

Tiranë “maskat” i sulmojnë shtëpinë policit të rrugores, zbardhet denoncimi i nënës së tij

Lapsi.al 3 November 2021
Tiranë  “maskat” i sulmojnë shtëpinë policit

Një 41 vjeçare në Tiranë ka bërë denoncim se 5 ditë më parë disa persona ende të paidentifikuar i kanë sulmuar portën e jashtme të shtëpisë. Kjo ngjarje, ka thënë ajo në kallëzim, është e përsëritur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.3, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi shtetasja R. P, 41 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.10.2021, persona të paidentifkuar, i kanë shkaktuar dëmtime, dyshohet me sende të forta në portën e jashtme të banesës së saj, me adresë në rrugën “Kastriotet”, Tiranë, ngjarje kjo sipas kallzueses e përsëritur në kohë të ndryshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të ngjarjes”, thotë policia.

Burime për gazetaren e ABC Xhensila Kodra bëjnë me dije se dononcimi është bërë nga nëna e efektivt të policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat Ilir Pica. Efektivi lka pretneduar se persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së efektivit të rrugores duke terrorizuar familjen.

Pas denoncimit, prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje për të hetuar se cilët janë personat që sipas denoncimit që ka bërë 41-vjeçarja , me sende të forta i kanë goditur dhe dëmtuar portën e jashtme të banesës së saj.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI