Flash

Dalin për herë të parë pamjet/ Si u rrëmbye Enver Stafuka nga policët e rremë

Lapsi.al 3 November 2021
Dalin për herë të parë pamjet/ Si u rrëmbye Enver

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli sot pamje të reja të rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës.

Janë pamje të patransmetuara më parë të cilat tregojnë të plotë të gjithë dinamikën e ngjarjes si edhe lëvizjen e personave me të cilët Enver Stafuka konsumoi kafen e fundit, por edhe të rrëmbyesve të veshur si policë.

Enver Stafuka sic shihet nga pamjet e News24 u rrëmbye mbrëmjen e 8 shkurtit 2015. Edhe pse data që mban kamera e sigurisë mban datën 9 shkurt. Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina është Enver Stafuka. Dhe ora shënon 19:23 minuta.

Menjëherë pas tij, vjen Gentjan Bejtja. Më pas siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës. Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal. 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, nxiton, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.

Ai duket teksa nxiton dhe drejtohet për te makina e tij. Është ky çasti, ku persona të veshur si policë, të cilët mesa duket po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër. Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit.

Edhe sot pas më shumë se 6 vitesh i pagjetur. Vetëm 2 minuta pasi ka ndodhur rrëmbimi, dalin qetësisht nga lokali, Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Themi qetësisht, pasi askush prej tyre, duket sikur nuk e ka parë aksionin e policisë ku u ‘arrestua’, Enver Stafuka që në fakt rezultoi të ishte rrëmbim. Sot, gati 7 vite më vonë, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve. Policia e cila ka rihapur dosjen është duke hetuar grupin e Emiljano Shullazit, si të përfshirë në krimin e rëndë. /BW

Të këshilluara

Covid i merr jetën 16-vjeçares nga Tetova

Një 16-vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni. V...

19:42

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI