Flash

Tjetër aksident/ Përplaset nga makina, ndërron jetë këmbësori në Krujë

Lapsi.al 31 October 2021
Tjetër aksident/ Përplaset nga makina, ndërron jetë

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Krujë ku ka ndërruar jetën një këmbësor. Policia njoftoi se rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë - Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga ngjarja. Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata në kalimin kufitar të Kapshticës. Qytetarët prej një ore presin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të kaluar në tokën greke. Nga pol...

14:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI