Flash

Del ekspertiza mjeko-ligjore per 6-vjeçaren e dhunuar nga babai

Lapsi.al 31 October 2021
Del ekspertiza mjeko-ligjore per 6-vjeçaren e dhunuar nga babai

Janë zbuluar detaje nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer mbi një vajzë vetëm 6 vjeç nga Kamza që është dhunuar barbarisht nga i ati.

Mediat raportojnë se ajo ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime ne organet gjenitale.

Të hënën pritet të jepet masa e sigurisë ndaj babait me iniciale R.K, 27 vjeç i arrestuar nga policia.

Ai mohon ta ketë përdhunuar, por pranon dhunën e ushtruar.

Në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se si nëna e babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht.

Ndaj të ëmës ende s'ka asnjë masë, hetimet po vazhdojnë. Për shkak të pranisë me të mitur prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura.

Të këshilluara

Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata në kalimin kufitar të Kapshticës. Qytetarët prej një ore presin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të kaluar në tokën greke. Nga pol...

14:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI