Flash

Asfiksimi i të moshuarës në Astir, dyshohet se nuk ia mori jetën zjarri 69-vjeçares

Lapsi.al 31 October 2021
Asfiksimi i të moshuarës në Astir, dyshohet se nuk ia mori

Detaje të reja nga vdekja e 69-vjeçares Lumturi Zaimi ditën e sotme. E moshuara dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia teksa ngrohej me batanije elektrike, dhe jo nga një zjarr në banesën e saj.

Fillimisht policia raportoi se dyshohet se e moshuara humbi jetën nga asfiksia nga zjarri, por burime për Fax News bëjne me dije se kur ka mbërritur në banesë, policia nuk ka gjetur gjurmë të zjarrit.

Policinë e ka lajmëruar e bija e të ndjerës, e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur në shtratin e saj, pasi dyshohet se u asfiksua.

Raportimi i policisë: 

Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata në kalimin kufitar të Kapshticës. Qytetarët prej një ore presin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të kaluar në tokën greke. Nga pol...

14:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI