Flash

Kapen 3 kg kanabis në një stan në Fier, arrestohet 38-vjeçari

Lapsi.al 31 October 2021
Kapen 3 kg kanabis në një stan në Fier, arrestohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi në stanin e tij janë zbuluar 3 kg kanabis.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit Elkid Kaçeli.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Elkid Kaçeli, 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Nesër akrepat shkojnë një orë mbrapa

Për pak orë do i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë më pas do të bëhet...

11:24

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI