Flash

Shkodër, tentoi të vriste me gërshërë gruan, prangoset 60-vjeçari

Lapsi.al 30 October 2021
Shkodër, tentoi të vriste me gërshërë gruan, prangoset

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Është vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili tentoi ta godiste me gërshërë bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.” - njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të këshilluara

Nesër akrepat shkojnë një orë mbrapa

Për pak orë do i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë më pas do të bëhet...

11:24

Tjetër tërmet në Greqi

Sërish lëkundje tërmeti në Greqi. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në orën 04:38 të mëngjesit të së shtunës në Arkalochori, në Kretë. Më...

10:04

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Rreth orës 09:05, në lagjen Nr.17, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S...

10:02

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI