Flash

Sekuestrohen 2.2 ton kokainë në Kolumbi, një nga destinacionet edhe Shqipëria

Lapsi.al 31 October 2021
Sekuestrohen 2.2 ton kokainë në Kolumbi, një nga destinacionet

Policia kolumbiane ka arritur të konfiskojë në portin turistik të Cartagena de Indias, në veri të vendit, 2279 kilogramë kokainë.

Agjentët e gjetën drogën të fshehur në pako, brenda një kontejneri që po shkonte në qytetin holandez të Roterdamit.

Alarmet u shkaktuan për shkak të një sërë parregullsish në dokumentacionin e mallit përpara se të dërgohej.

Falë kësaj dhe një skaneri që më pas kontrolloi kontejnerin, policia zbuloi pakot e kokainës.

Konfiskimi i kokainës i ka shkaktuar një humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës.

‘Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë’, thotë Ricardo Alarcón, drejtor i Njësisë Kundër Drogës.

Deri më tani, gjatë 2021 autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar më shumë se 302 ton drogë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI