Flash

Shef kuzhine që merrej me tregti kokaine, arrestohet shqiptari në Angli

Lapsi.al 31 October 2021
Shef kuzhine që merrej me tregti kokaine, arrestohet shqiptari në

Policia në Londër, në një aksion antidrogë ka arrestuar 8 persona, mes tyre edhe një shef të kuzhinës, që merrej me trafik të sasive të mëdha të kokainës.

Detektivët e policisë britanike kanë prangosur shtetasin shqiptar Ermal Shtrezi, 39 vjeç.

Ndaj Shtrezit, me origjinë nga Dibra me profesion shef kuzhine janë ngritur akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.

Pjesa tjetër e të arrestuarve Daniel Oliver, Alexis Miranda, Terry Allen, Nigel Rodgers, Uilliam Adams, Frank Asante dhe Gary Hunt janë shtetas britanik.

Operacioni u ndërmor pas marrjes të një informacioni me qëllim shkatërrimin e këtij grupi kriminal në importin dhe shpërndarjen e kokainës.

Të këshilluara

Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata në kalimin kufitar të Kapshticës. Qytetarët prej një ore presin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të kaluar në tokën greke. Nga pol...

14:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI