Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Rama bën gati një "ministri" për Ilir Beqjen

Lapsi.al 29 October 2021
Rama bën gati një "ministri" për Ilir Beqjen

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili në mandatin e parë qeverisës të Edi Ramës ishte arkitekti i koncensioneve milionëshe në këtë sektor, nuk do të mbetet pa gjë as në mandatin e tretë. Jashtë Kuvendit sepse nuk fitoi dot mandatin e deputetit në Shkodër, por pritet që të jetë në krye të një agjencie të re, e cila u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Është fjala për Agjencinë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Ndihmës së Huaj. Deri më tani nuk është publikuar vendimi për miratimin e kësaj agjencie të re, e cila është e dyta pas asaj për Mediat dhe Informacionin. Burimet i thanë Lapsi.al se kandidati më i mundshëm për t’u vënë në krye të kësaj agjencie është ai i Ilir Beqjes, edhe pse zyrtarizimi nuk është bërë ende. Miratimi i agjencisë së re ku do të përqëndrohen të gjitha fondet prej donatorëve dhe ndihmës së huaj, përfshi këtu edhe ato që vijnë prej Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit, ishte parashikuar të bëhej që në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”.

Por projekti u kundërshtua nga strukturat e Delegacionit të BE-së në Tiranë, të cilat dolën kundër centralizimit të kësaj mbështetje në një dorë të vetme. Për nga rëndësia dhe buxheti agjencia është gati si një ministri e re. Me sa duket javë pas jave gjërat nisën të lëviznin dhe ndoshta u gjet një dakordësi mes qeverisë shqiptare dhe BE-së. Krijimi i Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Ndihmës së Huaj u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku çuditërisht nuk pati dalje të ministrave për të komunikuar vendimet siç është bërë si ritual në nisje të këtij mandati të tretë qeverisës të socialistëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shpëthen në flakë makina në Tiranë

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një d...

16:48

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI