Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Tërmeti në qarkun Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve

Lapsi.al 29 October 2021
Tërmeti në qarkun Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës që kanë nisur prej mëngjesit të sotëm. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:

1. 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë

2. 3 banesa në njësinë administrative Ostren

3. 3 banesa në njësinë administrative Gjoric

4. 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë

5. 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë

6. 1 banesë në njësinë administrative Zerqan

Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqendër rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.

Të këshilluara

Shpëthen në flakë makina në Tiranë

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një d...

16:48

Dhunohet një mjeke dhe infermiere në Fier

Një rast i dhunës ndaj bluzave të bardha ka ndodhur së fundmi në Fier. Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë dhunuar në mjediset e poliklinikës së spe...

13:56

Tjetër tërmet lëkund vendin

Tjetër lëkundje tërmeti në vend. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë pak kilometra nga Bulqiza dhe kanë qenë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Tërmeti është ...

13:00

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI