Flash

Dhunohet një mjeke dhe infermiere në Fier

Lapsi.al 29 October 2021
Dhunohet një mjeke dhe infermiere në Fier

Një rast i dhunës ndaj bluzave të bardha ka ndodhur së fundmi në Fier.

Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë dhunuar në mjediset e poliklinikës së specialiteteve në Fier, gjatë orari të tyre të punës. Mësohet se mjekja E.M. dhe infermierja E.Sh. kanë qenë gjatë orarit të vizitave, kur në mjediset e poliklinikës, dhe pikërisht në dhomën e mjekut ka hyrë 28-vjeçarja Viola Selimaj e cila ka kërkuar të kryej vizitën pa plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, për nënën e saj.

Në këtë kohë mjekja dhe infermierja kanë kërkuar që 28-vjeçarja të bënte më parë të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të kryer ekzaminimin e së ëmës, e më pas të kthehej.

Një fakt i tillë mesa duket nuk i ka pëlqyer 28-vjeçares, sipas raportimit të news 24, e cila ka nisur fillimisht të bërtasë e të kërkoj me ngulm kryerjen e vizitës për të ëmën. Duke hasur në këmbënguljen e bluzave të bardha për të respektuar ligjin dhe rregullat e vendosura, 28-vjecarja i ka goditur ato me shkelma e grushte e më pas është larguar nga mjediset e poliklinikës.

Fill pas kësaj është njoftuar edhe policia e Fierit, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases Viola Selimaj, 28 vjeçe, banuese në Levan, e cila për motive të dobëta ka goditur shtetaset Erjola Minjo dhe Erinda Shuli, mjeke dhe infermiere në poliklinikën e Fierit.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkund vendin

Tjetër lëkundje tërmeti në vend. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë pak kilometra nga Bulqiza dhe kanë qenë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Tërmeti është ...

13:00

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI