Flash

Vëzhgimi/ Studentet po shkojnë në universitete pa treguar certifikatën e vaksinimit

Lapsi.al 29 October 2021
Vëzhgimi/ Studentet po shkojnë në universitete pa treguar

Java e dytë e vitit të ri akademik duket se ka “çliruar” studentët nga detyrimi për të treguar kartonin e vaksinës në hyrje të fakultetit, apo edhe nga shpenzimi për të paguar për një test PCR-je.

Nga një vëzhgim i bërë nga News 24, në tre universitete në Tiranë, shihet se studentët hyjnë lirshëm në auditorë.

Por studentet duhet të respektojnë një rregull: të mbajnë maskën! Leksionet dhe seminaret nepër auditor kanë vijuar normalisht, pa asnjë incident në hyrje të fakulteteve. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë. Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër është edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë joefektive dhe nuk po gjejnë me zbatim.

Vaksinimi anti-Covid ndonëse është shkruar si detyrim por në e gjitha është lënë në ndërgjegjen e studentëve. Rezistenca e të rinjve javën e kaluar ka zmbrapsur dekanët dhe rektorët në vendimin e tyre për të respektuar urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë ndonëse në fillim thanë se nuk do t’i privonin studentët nga e drejta për të nxënë.

Të këshilluara

Dhunohet një mjeke dhe infermiere në Fier

Një rast i dhunës ndaj bluzave të bardha ka ndodhur së fundmi në Fier. Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë dhunuar në mjediset e poliklinikës së spe...

13:56

Tjetër tërmet lëkund vendin

Tjetër lëkundje tërmeti në vend. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë pak kilometra nga Bulqiza dhe kanë qenë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Tërmeti është ...

13:00

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI