Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Berisha në Lezhë: Pas 8 vitesh qeverisje të Ramës krahasohemi me Afganistanin

Lapsi.al 29 October 2021
Berisha në Lezhë: Pas 8 vitesh qeverisje të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte deklaroi se Shqipëria, në raport me zbatimin e ligjit, pas tetë vitesh qeverisje nga socialistët, krahasohet vetëm me Afganistanin, Angolën apo vendet e tjera diktatoriale.

Nga Lezha, në “Foltoren” e fundit, Berisha theksoi se në tetë vite pushtet, Edi Rama ndërtoi narko-shtetin, në krye të të cilit, qëndron me lidhjet e tij kriminale duke qeverisur me banda dhe krimin.

Ai tha se kryeministri ka krijuar një gjendje, të cilin nuk e ka sot asnjë shtet Evropian, duke e vendosur Shqipërinë në raport me zbatimin e ligjit me Afganistanin e talebanëve, me Angolën dhe vende të tjera diktatoriale.

“Këto 8 vite Edi Rama ka mjeruar shqiptarët. Demokracia dhe tregu nuk varfërojnë qytetarët, demokracia dhe tregu në ligjin e tyre të natyrshëm i përmirësojnë jetën qytetarëve. Vitet 2005-2013 varfëria ekstreme u ul 4 herë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve u rritën dhe bënë që ne të dalim në krye të vendeve të rajonit. Në 8 vitet e shkuara ne ndërtuam 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, kopshte dhe objekte arsimore, qindra ujësjellës kanalizime. Në këto 8 vite, çfarë është realizuar? Rrogat dhe pensionet janë 30% më të ulëta për shkak të inflacionit se në 2013. Janë ndërtuar 34 km autostrada. Fliste sot për ujësjellës se janë vjedhur 1 mld euro dhe nuk është ndërtuar asgjë. Edhe ai që inauguroi mbi malet e Krujës po helmon qytetarët se nuk merret vesh si e ka ndërtuar.Në 8 vite asnjë investitor madhor i huaj nuk erdhi në Shqipëri, përkundrazi u larguan disa prej tyre. Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës së korrupsionit”, tha Berisha.

Ish-kryeministrit tha se Edi Rama i ka mbyllur derën integrimit të Shqipërisë. Kurse për nismën Ballkani i Hapur, ai u shpreh se e kanë rrethuar Kosovën dhe duan ta zhdukin.

“Në këto 8 vite e mbylli rrugën e Evropës, me murin e krimit dhe të drogës dhe me politikën me shndërrimin e Shqipërisë në një vasale të Beogradit. Edi Rama pas Jorgos Zografit dhe Enver Hoxhës është tradhtar i kombit shqiptar me Beogradin dhe Shkupin ka rrethuar Kosovën me klika armiqësore që kanë synim vetëm zhdukjen e saj”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Shpëthen në flakë makina në Tiranë

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një d...

16:48

Dhunohet një mjeke dhe infermiere në Fier

Një rast i dhunës ndaj bluzave të bardha ka ndodhur së fundmi në Fier. Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë dhunuar në mjediset e poliklinikës së spe...

13:56

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI